Të ushtrohesh ndikon në trupin dhe trurin tuaj
Të gjithë e dinë se të bësh ushtrime të mban trupin në formë dhe bën mirë për shëndetin. Mungesa e ushtrime jo vetëm që ndikon në format tuaja të trupit, por ju bën edhe dembel.
Nëse rrini në një vend për shumicën e ditës, rreziku ndaj sëmundjeve kardiovaskulare për ju është dyfish më i madh sesa për njerëzit e tjerë. Nëse rrini ulur për më shumë se gjashtë orë, rritni rrezikun me 18% më shumë ndaj sëmundjes së diabetit, zemrës dhe shëndoshjes, në krahasim me njerëzit që qëndrojnë ulur për tri orë.
Pra, vërtet ushtrimet janë një avantazh për shëndetin tuaj. Mos u çudisni kur shihni të moshuar që merren me ushtrime, apo fëmijë që ecin në këmbë kur shkojnë në shkollë. Është vërtetuar se këta të moshuar janë më pak të rrezikuar ndaj sëmundjeve dhe fëmijët më të përqendruar në mësim sesa ata që udhëtojnë më makinë apo autobus.
Pse?
Truri juaj është një ind dhe si çdo ind tjetër, abuzimi, mungesa e përdorimit, dhe sidomos mosha bëjnë punën e tyre. Diku në moshën rreth 20 vjeç , pjesa e trurit e përkushtuar ndaj të mësuarit dhe kujtesës, humb rreth një për qind në vit në vëllimin e përgjithshëm. Pra nuk është çudi fakti që sa më shumë rritemi, aq më shumë e humbim kapacitetin e të mësuarit.
Por ajo që është e çuditshme është se, ashtu si me muskujt tuaj, ushtrimet ndikojnë edhe në tru. Pra, nëse ushtroheni nuk ndihmoni vetëm trupin, por edhe trurin tuaj. Ushtrimet i shkathtësojnë neuronet. Shumica e ushtrimeve këshillohen të jenë aerobike, si vrapi ose noti. Një studim që tregon se njerëzit e moshuar që ecin të paktën 40 minuta çdo tri ditë në javë përmirësojnë funksionin e tyre kujtesës./blitz.al