5 modelet e flokëve që janë zgjidhja gjeniale për ditët me shi
E dimë që shiu është armiku numër një i flokëve, por ka disa stilime të aprovuara nga yjet, që janë perfekte për kohë të tilla.
1.Flokët gërshetë
Nëse i modeloni flokët gërshetë është mënyra më e mirë që të fshihni efektin e fryrjes. Mund të përdorni të njëjtën ide si Blake Lively, për më tepër shiu dhe lagështia ndihmojnë që gërsheti të ngjajë më i bollshëm.
2.Bishtalec
Flokët e mbledhur bishtalec janë modeli klasik kur jashtë bie shi. Mund të zgjidhni që t’i lidhni flokët lart apo të bëni një bishtalec poshtë, vendosni ju.
3.Ondet e shkatërruara
Shiu dhe lagështia i bëjnë flokët më voluminoze? Përfitoni nga efekti që ju jep moti i tillë dhe krijoni onde të shkatërruara. Mund të përdorni edhe ndihmën e një spraji.
4.Topuzi
Një topuz i lartë apo një topuz i çrregullt dhe në fund të kokës, sido që ta preferoni ky model flokësh është alternativa më e mirë kundër-shiut.
5.Flokët e lagur
Zgjedhja më e zgjuar është të provoni trendin e fundit të flokëve të lagur. Mjafton që të zgjidhni një xhel që jep efektin këtë efekt dhe “voila”.