5 gjërat që na i kanë mbajtur sekret për vaginën
Vagina është një mrekulli më vete. Mendojeni pak, na fal kënaqësi seksuale, pastrohet vetë dhe më e rëndësishmja sjell në jetë bebin.
Por ka disa gjëra që nuk i dimë mirë për këtë organ gjenital, ndaj le ti mësojmë njëherë e mirë tani:
Gjatë eksitimit, vagina zgjerohet shumë
Vagina në gjendje normale është rreth 3-4 cm e gjërë, por gjatë seksit mund të arrijë deri në 8 – 9 cm. Gjatë këtij momenti, vagina zgjerohet duke tërhequr lart mitrën dhe duke krijuar hapësirë në vaginë për organin gjenital të mashkullit. Në këtë mënyrë, spermatozoidët mund të arrijnë në qafën e mitrës!
Mund të kemi lindur pa himenin
Duket se disa prej nesh nuk kanë lindur me himenin! Himeni është një shtresë e hollë e lëkurës, që mbulon vrimën vaginale. Por duket, se jo të gjitha shtresat janë të krijuara njësoj.
Është shumë e vështirë për të përjetuar orgazmën kur ke një klitor të vogël
Ok, le të mos bëhemi si të pafajshëm! Në seks, madhësia ka shumë rëndësi. Ekpertët kanë studiuar rreth 30 klitore të femrave të moshave të ndryshme, ku disa prej tyre e kishin shumë të vështirë të përjetonin orgazmën si pasojë e klitorit të vogël.
Depresioni vaginal
Është diçka shumë e dhimbshme dhe prek femrat e të gjitha moshave, njihet ndryshe me termin “vulvodynia”. Shkakton dhimbje shumë aty poshtë dhe gjatë seksit, saqë mund të jetë e papërballueshme. Ndaj duhet vizituat mjeku!
Vagina vuan kur nuk bëjmë mjaftueshëm seks
Ndodh për shumë e shumë arsye, të mos bëjmë seks rregullisht! Ky qënka një mallkim për vaginën, e cila bëhet më e thatë se zakonisht dhe shkakton kruajtje dhe djegie. Por nuk ka nevojë gjithmonë të kryeni marrëdhënie seksuale, sepse fare mirë mund t’i bëni vetë qejfin vetes!
Burimi: The Sun