Pilotët nga Irlanda thonë se panë UFO, nisin hetimet zyrtare

Pilotët nga Irlanda thonë se panë UFO, nisin hetimet zyrtare

Autoriteti Irlandez i Aviacionit po heton raporte të dritave të ndritshme dhe UFO-ve në brigjet në jug-perëndim të Irlandës.

Ishte ora 06:47 sipas kohës lokale, të të premtes së 9 nëntorit, kur një pilot i British Airways kontaktonte kontrollin e trafikut ajror Shannon. Dëshironte të dinte nëse kishte ushtrime ushtarake në atë zonë, meqë pa se diçka “po lëvizte shumë shpejt”.

Kontrolli i trafikut ajror tha se nuk kishte ushtrime të tilla, raporton BBC.

Piloti, që fluturoi nga qyteti kanadez i Montrealit në Heathrow, tha se kishte një “dritë shumë të ndritshme” dhe objekti kishte dalë përgjatë anës së majtë të aeroplanit para se ajo “shkoi me shpejtësi në veri”.

Ajo po pyeste se çfarë mund të jetë, por tha se nuk duket se po shkon për një përplasje.

Një pilot tjetër nga një aeroplan i Virgjinias u bashkua me të dhe sugjeroi se mund të ishte një meteor ose një tjetër objekt që hyri përsëri në atmosferën e tokës.

Ai tha se kishte “objekte të shumëfishta duke ndjekur të njëjtën trajektore” dhe se ishin shumë të ndritshëm.

Piloti tha se pa “dritat e ndritshme” mbi anën e djathtë, që u ngritën me shpejtësi.

Një pilot tha se shpejtësia ishte “astronomike, ishte si Mach 2”, e cila është dyfishi i shpejtësisë së zërit.

“Pas raporteve nga një numër i vogël i avionëve të premten më 9 nëntor të aktivitetit të pazakontë të ajrit, IAA ka paraqitur një raport”, tha Autoriteti Irlandez i Aviacionit (IAA).

“Ky raport do të hetohet në procesin normal të hetimit të ngjarjeve konfidenciale”.

Një zëdhënës i Aeroportit tha se nuk do të ishte e përshtatshme që aeroporti të komentojë, ndërsa hetimi i IAA është duke vazhduar.

Shpërndaje në: