6 ushtrime që duhet t’i bëni kur keni dhimbje shpine

6 ushtrime që duhet t’i bëni kur keni dhimbje shpine

Fizioterapistja Emma Cranfield ka përpiluar një listë me 6 ushtrime që mund të bëni për të forcuar muskujt e shpinës, për të lehtësuar kështu dhimbjet.

“Këto ushtrime bëhen për të shtrirë muskujt e shpinës, dhe njerëzit kanë idenë se kjo lidhet me një qëndrueshmëri të muskujve që vënë në lëvizje shpinën tonë”, sqaron Emma Cranfield, fizioterapiste.

“Problemet me shpinën mund të prekin çdo moshë, prandaj këto ushtrime duhet të kryhen nga të gjitha moshat”.

Ajo thotë se këto ushtrime janë ideale për dhimbjet dhe çdo ndryshim degjenerativ në shpinë.

Emma rekomandon që ushtrimet të kryhen 3 herë në javë nga 20 minuta. Ajo thotë gjithashtu se nëse ndjeni shumë dhimbje gjatë ushtrimeve, duhet të kontrolloheni tek një mjek.

Provoni këto 6 ushtrime të thjeshta për të parandaluar dhimbjet në shpinë:

Ushtrimi 1: Shtrihuni me bark dhe ngrihuni deri tek beli, me duart të hapura në gjatësinë e gjoksit.

Ushtrimi1-e1475673642650

ushtrimi2-e1475673715518

 

Ushtrimi 2: Qëndroni në shpinë, vendosni një jastëk të vogël mes këmbëve.

Ushtrim5-e1475673784508

Ktheni këmbët njëherë në njërën anë, pastaj në anën tjetër pa  lëvizur fare trupin.

ushtrimi2.-e1475673816922

 

Ushtrimi 3: Shtrihuni me shpinë dhe shtrini njëherë njërën këmbë, njëherë tjetrën.

ushtrimi3-e1475673852707

Ushtrimi4-e1475673878744

 

Ushtrimi 4: Pozicionohuni mbi duar dhe gjunjë. Vendosni duart para kraharorit.

ushtrimi5-e1475674039125

Shtriquni me kujdes në gjunjë dhe shputat e këmbëve. Qëndroni për pak kohë në këtë pozicion që të ndieni tendosjen në shpinë dhe kraharor.

ushtrimi6-e1475674067828

 

Ushtrimi 5: Shtrihuni mbi shpinë me këmbët e përthyera dhe ngrini lart pjesën e belit.

ushtrimi7-e1475674138689

 

Ushtrimi 6: Shtrihuni mbi shpinë me këmbët e përthyera dhe mbani të lirë njëherë njërën këmbë, njëherë tjetrën.

ushtrimi12-e1475674199680

ushtrimi8-e1475674227467

Shpërndaje në: