Si ndikon gjumi në shtimin e peshës
Shprehitë mund të ndikojnë në shtimin e peshës, nganjëherë edhe më shumë se ngrënia e ushqimeve të shpejta apo konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave.
Andaj duhet të bëni kujdes në veprimet e përditshme dhe të kuptoni rëndësinë e tyre për një jetë të shëndoshë. Një nga shkaktarët kryesore të shtimit të peshës është gjumi i tepërt.
Mungesa e gjumit bën që trupi të prodhojë më shumë kortizol, hormoni përgjegjës për stresin që shton edhe urinë. Por, edhe fjetja për shumë orë nuk është e mirë për shëndetin. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista PLOS One, fjetja për më shumë se 10 orë në natë mund të çojë në indeks më të lartë të masës trupore. Mjekët rekomandojnë që të flini 7-8 orë.