Ka një arsye shkencore përse NUK duhet të mbajmë sekrete dhe qenka për të mirën tonë
A e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë ndodh me trurin e njeriut kur mbajmë një sekret?
Hulumtimet e reja kanë dalë në përfundimin se kjo gjë nuk i bën aspak mirë shëndetit mendor.
Një studim i botuar në “PsycNET” ka zbuluar se fshehja e një sekreti mund të rrisë ankthin dhe të ndikojë negativisht në sjelljet shoqërore të një personi!
Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, më tepër të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.
Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës.
Burimi: The Independent