Kafeja e zezë – pija e preferuar e psikopatëve!

Kafeja e zezë – pija e preferuar e psikopatëve!

Kafeja është absolutisht nektari i Zotit! Është tanimë zyrtare se mund t’ju shpëtojë kur keni bërë pak orë gjumë dhe ju nevojitet ta kaloni ditën në punë, ose kur thjesht keni nevojë për rritje të energjisë.

Ndonëse është e qartë se sasia e tepërt e kafeinës është e dëmshme për ju, kafeja në përgjithësi nuk është ndërlidhur me ndonjë gjë të keqe – deri tani, kur një studim i fundit ka zbuluar diçka mjaft interesante.

Siç duket, nëse ju pëlqen kafeja e zezë, atëherë keni diçka të përbashkët me psikopatët – nëse veç nuk jeni vet të tillë.

Studimi i kryer nga shkencëtarët austriakë është fokusuar me një grup kontrolli prej 953 amerikanëve të rritur, mosha mesatare e të cilëve ka qenë rreth 35 vjet.

Rezultatet kanë zbuluar se pjesëmarrësit të cilët kishin raportuar se e pëlqejnë kafenë e zezë janë më të prirë të raportojnë për trajta keqdashëse të personalitetit.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Apettite’.

Shpërndaje në: