Katër mënyra që të infektoheni me sëmundje gjenitale edhe pa marrëdhënie seksuale

Katër mënyra që të infektoheni me sëmundje gjenitale edhe pa marrëdhënie seksuale

Përdorimi i të njëjtit peshqir është njëra ndër to!

Këto aktivitete të përditshme duken plotësisht të parrezikshme, mirëpo pikërisht këto janë burim i baktereve dhe bartës kryesorë të viruseve të ndryshme, andaj do të duhej t’i kushtonim kujdes se si do t’i përdornim ata peshqirë, transmeton Telegrafi.

Pa dallim, të gjithë ne jemi të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve! Dhe, natyrisht, kurrë mos i ndani me të tjerët. Katër bartës të viruseve:

Balsami i buzëve

Balsami i buzëve, yndyra e rrushit, buzëkuqet, por edhe cigaret janë diçka që ekskluzivisht duhet t’i përdorni vetëm ju dhe assesi të mos i huazoni nga të tjerët apo t’ua huazoni të tjerëve.

Peshqirët e lagësht

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë bakteret dhe viruset dhe lehtë shumëzohen në objekte të lagështa, ndërkaq peshqiri gjithsesi është një ndër ta.

Mu sikur balsami, gjithmonë kujdesuni që me vete të keni peshqirin tuaj të cilin nuk do ta ndani me askënd. Ekziston rreziku i madh nga infektimi me trihomoniazë, e cila është sëmundje e pakëndshme vagjinale.

Zhileti

Sado që t’ju duhet të nguteni, ndërkaq mu para hundës e keni zhiletin e motrës apo bashkëbanueses – mos e përdorni atë! Gjatë rruajtjes, në lëkurë krijohen dëmtime të imta dhe prerje të cilat mund të bëhen derë e hapur për viruset!

Nëpërmjet gjakut i cili ka mbetur në sipërfaqen e zhiletit, të cilin pikërisht e keni huazuar nga persona të tjerë, lehtë mundeni që në qarkullim të gjakut tuaj të bartni sëmundje të transmetueshme siç është hepatiti B.

Solariumi

Pos që rrezikon shëndetin e lëkurës, këto vende janë vend ideal për sëmundje gjenitale të transmetueshme. Nëse ju keni menduar që rrezatimi ultraviolet në solarium do t’i shkatërrojë të gjitha bakteret, e keni plotësisht gabim. Është plotësisht e sigurt që virusi HPV do të mbijetojë, ndërkaq bartet me kontaktin e lëkurës në lëkurë apo nëpërmjet objektit të infektuar.

Rrobat e brendshme në solarium nuk do t’ju mbrojnë edhe aq shumë, sepse virusi i papilomit human mund të jetojë edhe në gishta edhe në pjesë të tjera të trupit. Nëse bash assesi nuk mundeni pa solarium, zgjidhni ekskluzivisht ato sallone të cilat janë të sigurta, të pastra dhe ato ku i kushtojnë kujdes higjienës dhe masave të sigurisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: