Kujdes: Sot mund t’i humbisni të gjitha bisedat e WhatsApp
Të gjithë përdoruesit e WhatsApp duhet të dinë se duke filluar nga sot mund të humbasin çdo bisede me miqtë e tyre nëse nuk ndjekin udhëzimet e mëposhtme.
Kompania e njohur ka bërë me dije se duke nisur nga data 12 nëntor, të gjithë mund t’i humbisni bisedat tuaja të WhatsApp, nëse nuk ndiqni disa udhëzime.
Këto ndryshime vijnë pas një marrëveshjeje të arritur me Google, tani të gjitha bisedat, fotografitë dhe videot e dërguara përmes aplikacionit mund të ruhen në Drive, shërbimi i pritjes e arkivave të gjigantit teknologjik. Për të shmangur humbjen e të gjithë skedarëve dhe bisedave, këtu janë hapat për t’i ruajtur ato në Google Drive: 1-Hapni WhatsApp. 2-Zgjidhni butonin “Menu”, “Settings”, “Chat” dhe klikoni mbi Backup. 3- Ju mund të zgjidhni “Ruaj” për të krijuar një rezervë menjëherë. 4-Gjithashtu mund të klikoni “Ruaj te Google Drive” dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen. 4-Nëse nuk keni një llogari të Google Drive, shtypni “Shto llogari”. 5-Së fundi, zgjidhni “Ruaj duke përdorur” për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.
Për të shmangur përdorimin e të dhënave celulare, ne rekomandojmë ta lidhni telefonin tuaj me një rrjet Wi-Fi para se të ruani të dhënat tuaja në Google Drive. Vlen për t’u përmendur se ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse WhatsApp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud, shërbimi kompanisë së Apple.