Ka një arsye pse duhet të peshoheni çdo ditë
Është mirë që të mos qëndroni larg peshores dhe për këtë ka një arsye të rëndësishme.
Kjo pasi peshimi çdo ditë, ndihmon në ruajtjen e objektivave të peshës, për gjithë ata që duan të dobësohen.
Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i prezantuar gjatë American Heart Association’s Scientific Sessions 2018.
Studiuesit e University of Pittsburgh School of Nursing dhe të Universitetit të California në San Francisco, mbajtën në studim 1042 të rritur, mes tyre 78% meshkuj me moshë mesatare 47-vjeçare.
Ata analizuan peshën e tyre, në momentet që peshoheshin në shtëpinë e tyre normalisht pa orientim dhe në momentin që ju kërkua që të peshohen çdo ditë.
Resultoi se personat që peshoheshin rrallë, nuk humbisnin peshë. Ndërkohë ata persona që hipnin çdo ditë në peshore, rezultoi se humbën ndjeshëm peshë gjatë 12 muajve që u mbajtën në studim, shkruan noa.al.
Kjo pasi sipas studiuesve ballafaqimi çdo ditë me peshën, ndihmon për të humbur më shumë peshë dhe për të arritur synimin e vendosur lidhur me linjat trupore./Javanews/