Pse në ditët e sotme është bërë e vështirë për të gjetur një mashkull të mirë?
Si qëndron e vërteta?!
Ekspertët sqarojnë disa gjëra që duhet të dini në lidhje me këtë gjë. Sipas intv ja lista e gjërave që e bën edhe më të vështirë për femrat gjetjen e një mashkulli të mirë:
- Mundësitë e shumta
Të keni mundësi për të zgjedhur është gjë shumë e mirë, por kur këto mundësi shtohen bëhet edhe më e vështirë. Aplikacionet online kanë ndikuar në zgjedhjet e një mashkulli për të zgjedhur një femër. Sipas intv.al është e vështirë për ta që të qëndrojnë vetëm me një femër, duke pasur në mendje se i presin edhe shumë të tjera.
- Martesa duket e largët
Dikur njerëzit e shikonin martesën si diçka shumë të rëndësishme, pasi krijimi i familjes ishte në plan të parë. Sipasin intv.al, meshkujt sidomos fjalën “martesë” e shikojnë shumë larg planeve të tyre për jetën. Mesa duket ata nuk duan të nxitojnë për të vendosur kaq seriozisht.
- Meshkujve po u zbehet suksesi
Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që një femër të jetë e pavarur, sërish kjo gjë ndikon te meshkujt. Ata nuk ndihen më shumë të pushtetshëm si dikur dhe kjo i bën të mos vendosin të krijojnë diçka serioze me dikë. Ndjenja e inferioritetit bën që të shtohet vështirësia për të gjetur një mashkull të mirë.
- Mashkulli që ende mbetet fëmijë
Në kohët moderne, një mashkull i tillë ka sindromën e Peter Pan. Ai nuk dëshiron të rritet dhe të marrë përgjegjësi. Sipas intv.al kur e shikon që lidhja po bëhet serioze, ky lloj mashkulli zhduket, sepse nuk përballet dot me femrën që dashuron që t’i çojë gjërat në një nivel tjetër.
- Ata që nuk harrojnë dot të kaluarën
Këta meshkuj nuk e harrojnë dot të kaluarën e tyre dhe nuk kanë guxim të ecin përpara. Ndoshta një histori që ende nuk ka përfunduar e bën atë që mos t’i mendojë lidhjet aktuale si serioze. Ekspertët sqarojnë se nëse dikush nuk ndahet dot nga e kaluara nuk mund të mendojë kurrë të ardhmen. Fjalë me mend.
- Fobia nga lidhjet serioze
Ekspertët këmbëngulin se në ditët e sotme kjo fobi te meshkujt po shtohet edhe më shumë. Mundësia për të krijuar familje po bie dita-ditës. Nëse e kuptoni se ky mashkull ka këtë fobi, bëni mirë të largoheni sa më shpejt prej tij, pra mos humbisni kohë.