Mënyrat se si mund ta humbisni ‘virgjërinë’ pa bërë seks fare
Cipa femërore e virgjërisë në përgjithësi është keqkuptuar shumë. Çfarë është kjo? Cipa e virgjërisë apo himena është membranë e hollë në hyrje të vagjinës, por gjithmonë është ndërlidhur me aktin seksual dhe humbjen e virgjërisë.
Por, a e keni ditur se ka mundësi që kjo cipë të mos thyhet fare? Po, herën e parë që bëni seks mund të keni gjak, por kjo mund të shkaktohet edhe nga arsye tjera, siç është mungesa e lubrifikimit.
Cipën e virgjërisë është shumë e mundshme ta ‘thyeni’ apo ‘çani’ pa bërë fare seks, prandaj edhe nuk duhet të shërbejë si shenjë e virgjërisë apo çfarëdo.
Këto janë disa prej mënyrave se si mund ta thyeni cipën e virgjërisë pa bërë fare seks:
– Duke përdorur tamponë
– Gjatë ndonjë aktiviteti sportiv
– Përmes masturbimit penetriv, etj. /Telegrafi/