Humbet syrin për shkak të gabimit me këtë produkt kozmetik

Humbet syrin për shkak të gabimit me këtë produkt kozmetik

Erica Diaz, mama e dy fëmijëve të mitur, nuk do ta kishte marrë kurrë me mend se një produkt aq shumë i dashur për të, toni i syve me xixa, do t’i rrezikonte humbjen e njërit sy.

Pas një mbrëmjeje të kaluar jashtë me mikeshat e saj, vajza meksikane u kthye vonë dhe teksa pastronte fytyrën, vuri re se qepalla e saj ndihej e çuditshme. Erica e kuptoi se një pjesë e xixave për shkëlqim nga përbërja e makijazhit të ishte futur në syrin e saj të majtë.

Filloi të ndiente një dhimbje torturuese, dhe vetëm pak orësh u dërgua menjëherë në spital. Ajo bëri dy transplante të korneas, të cilat rezultuan të pasuksesshme. Kur mjekët kuptuan se nuk kishin arritur të neutralizonin infeksionin, vunë re se syri i saj ishte në rrezik për sepsis dhe si rrjedhojë e hoqën plotësisht.  Si efekt anësor i trajtimeve të mjekësore, ajo humbi gjithashtu flokët, vetullat dhe qerpikët.

Tani vajza e re u bën thirrje të gjitha grave e vajzve: “Ju lutem, bëni kujdes me përdprimin e produkteve kozmetike. Herën tjetër që mendoni për blerjen e një tualeti me xixa, mendohuni dy here.’’-përfundon ajo./Living/

 

 

Shpërndaje në: