Ja çfarë duhet të bëni nëse keni thonj të dobët dhe që thyhen lehtë

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni thonj të dobët dhe që thyhen lehtë

Pyetjes se cila është pjesa më e rëndësishme e trupit të një femre, do të ishte e vështirë t’i përgjigjeshim sepse të gjitha janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Por pavarësht kësaj shpeshherë femrat zgjedhin të përkujdesen për atë që njihet ndryshe si trekëndëshi i bukurisë (fytyrë-flokë-trup), duke mos përfshirë në ritualin e bukurisë duart dhe thonjtë.

Ndoshta nuk e dini por nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit. Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, forma e çrregullt e kutikulave, thonj të brishtë që thyhen shpejt mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si: probleme në mëlçi, mushkëri, anemi, probleme me kequshyqyerjen dhe infeksione funginale. Thonjtë që thyhen shpejt lidhen me regjimin e varfër ushqimor, çrregullimet hormonale ose mbipërdorimin e produkteve me përmbajtje toksike. T’i prisni derin në rrëzë ose t’i lyeni, nuk është zgjidhja e duhur.

Kjo gjendje është shumë e njohur për femrat, madje disa prej tyre e kanë tashmë kronike, por me recetën e mëposhtme gjërat do të jenë akoma më të thjeshta.

Përbërësit:

  • 8 thelpinj hudhër,
  • dy lugë gjelle vaj ulliri
  • dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh.

Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve. Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më. Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin.

Ky locion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.

lozione

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Hoti: Situata me gripin sezonal e pritshme, vaksinimi mënyra më efektive

Specialisti i shëndetit publik në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Faik Hoti,…

Verma shkruan për takimin me Kurtin: Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me…

Leverkuseni i Xhakës e fiton derbin e zjarrtë ndaj Dortmundit

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Borussia Dortmundit. Dueli i zhvilluar…

Molliqaj: Veprimin si të Kurtit e kanë bërë krejt liderët autoritarë, Orban refuzoi mediat në zgjedhje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj duke folur për bojkotin e kryeministrit Albin Kurti dhe…

Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion

Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Instituti Hidrometeorologjik…

Rrahman Rama: Mbrëmja e organizuar nga familja Ahmeti na dëshmoi se mundemi shumë #mamirë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’sw Rrahman Rama ka marrë pjesë në një mbrëmje…

Kërcënoi kryeministrin Kurti, arrestohet 20 vjeçari nga Zveçani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur kryeministrin…

Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?

Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John…