MOS bëni gabimin t’i merrni fëmijët në krevatin tuaj
Të flesh me fëmijët në një krevat është një gjë mjaft e zakonshme për prindërit, por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozizën dhe ankth tek fëmija. Shumë prej jush mund të thonë që me fëmijët ndodh krejt e kundërta kur ata flenë me prindërit, pra ata qetësohen dhe ndihen të sigurtë, por shkencëtarët kanë shifra që hedhin poshtë këto hamëndësime. Studimi, i cili u botua në Journal of Affective Disorders , mori në shyrtim 3,583 fëmijë për të parë se si ndikon ndarjen e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.
Hulumtuesit i ndanë fëmijët në katër grupe . Fëmijët që nuk e ndajnë shtratin me nënën e tyre (44.4% e pjesëmarrësve), ata që e kanë ndarë shpesh herë kur kanë qenë bebe (36.2%), fëmijët që flenë në të njëjtin shtrat deri 6 vjeç ( 12%), dhe fëmijët qe flinin ende me prindërit (vetëm 7.4% e të studiuarve). Kërkuesit vlerësuan sjelljet e fëmijëvë në intervale të ndryshme kohe dhe fëmijët të cilët e kishin fjetjen me prindërit pjesë të rutinës shfaqën më tepër probleme me përqëndrimin sesa fëmijët e tjerë. Ata shfaqën çrregullime (si ankthi apo depresioni) çrregullim sjelljesh dhe ADHD fëmijë më shumë se sa super aktivë.
Sigurisht studimi dhe përfundimet nuk është i vlefshëm për foshnjet./Living/