Të flemë gjumë me apo pa çorape?

Të flemë gjumë me apo pa çorape?

Pas një dite të gjatë në punë, për shumë njerëz nuk ka asgjë më relaksuese sesa një gjumë i mirë. Megjithatë, si ka mundësi që ndodh që pavarësisht nga lodhja, të mos të zërë gjumi? Si mund ta zgjidhim problemin? Thjesht duke veshur një palë çorape.

Sipas një studimi të kryer në Bazel, Zvicër, ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë ndërmjet vështirësisë në rënien e gjumit dhe veshjes së çorapëve në shtrat. Temperatura e gjymtyrëve tona, ose duart dhe këmbët, ndihmon për të fjetur.

Sipas një eksperimenti të kryer nga hulumtuesit zviceranë në dy grupe të ndryshme të njerëzve, shumica e tyre ranë në gjumë më lehtë kur këmbët e tyre ishin të ngrohta.

Kjo ndodh, sepse me nxehtësinë zgjerohen edhe enët e gjakut, duke lejuar një temperaturë të rehatshme për t’u përhapur shpejt dhe në mënyrë uniforme në të gjithë trupin. Pasi të arrihet ajo optimale, trupi fillon të ftohet në mënyrë progresive: në këtë mënyrë ngadalëson rrahjet e zemrës dhe në të njëjtën kohë rritet prodhimi i melatoninës, hormonit të gjumit.

Për të eliminuar që të rrotullohemi për orë të tëra në shtrat, mjafton të mbani këmbët tuaja të ngrohta duke veshur një palë çorape të rehatshme, të trasha në varësi të sezonit.

Shpërndaje në: