5 detaje shqetësuese në shtrat, që tregojnë se lidhja s’po funksionon
Në shumë raste, marrëdhënia mund të jete tregues se diçka nuk shkon në lidhjen tuaj.
Në vijim po ju paraqesim disa detaje alarmante që nuk duhet kurrsesi t’i anashkaloni. Intimiteti është thelbësor për marrëdhënien tuaj, sepse përpos argëtimit dhe kënaqësisë seksuale, ndihmon në forcimin e lidhjes.
- Një egoist është i tillë edhe në dhomën e gjumit:
Një partner i tillë do të mendojë vetëm për kënaqësinë e tij dhe jo anasjelltas. Prandaj nëse vini re që partneri e ka mendjen vetëm tek vetja, ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund.
- Shmang kontaktin me sy:
Në rast se e shmang përherë kontaktin sy më sy, atëherë diçka nuk shkon. Mund të jetë thjesht zakon, megjithatë duhet ta diskutoni, asnjëherë nuk i dihet.
- Nuk ju puth fare, po fare ama:
Sërish një tjetër temë për diskutim. Pse shmang puthjet?! Fundja është një ndër gjërat më të bukura që lidhen me seksin.
- S’ka përkëdhelje:
Tjetër detaj i rëndësishëm i aktit janë përkëdheljet, përpos puthjeve apo fjalëve të ëmbla. Nuk është shenjë se domosdoshmërisht partneri nuk ka ndjenja për ju, megjithatë duhet ta diskutoni për të kuptuar nëse ka diçka që s’shkon apo jo.
- Ju ushtron presion që të bëni gjëra që nuk i dëshironi:
Partneri duhet të kuptojë që nëse nuk e doni diçka, nuk e doni dhe pikë. Askush s’ka pse të ushtrojë presion, s’ka justifikime! Nëse ju detyron të bëni gjëra që nuk i preferoni, atëherë jeni përballë një problemi serioz.