Rosacea: 3 kura shtëpiake dhe regjimi ushqimor që heq skuqjet e fytyrës
Të gjitha problemet e lëkurës janë një shenjë se organet e brendshme nuk funksionojnë si duhet. Ato janë ndoshta mjeti i fundit për eliminimin e toksinave nëpërmjet lëkurës…
Rosacea është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës, që karakterizohet nga skuqje në faqe, hundë, ballë dhe mjekër, që shfaqen dhe largohen vazhdimisht.
Ajo gjithashtu mund të ndodhë në lëkurën e kokës, qafë, veshë dhe gjoks.
Shpesh është quajtur si puçrra fytyre e të rriturve, sepse ndodh zakonisht në moshat 30-60 vjeç.
Skuqja shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës dhe ndiqet nga puçrra dhe gunga.
Rosacea prek kryesisht individët me lëkurë të çelët, të cilët kanë tendencë për t’u skuqur lehtë.
Femrat duket të jenë më të prirura se burrat, por meshkujt vuajnë nga simptoma më të rënda.
SIMPTOMAT
Skuqja e vazhdueshme e fytyrës është shenja më e zakonshme e rosacea-s, që mund të duket si një turpërim i vazhdueshëm apo djegie nga dielli.
Kjo shoqërohet shpesh nga gunga të vogla të kuqe të ngurta, apo puçrra të mbushura me qelb.
Enët e vogla të gjakut mund të jenë të dukshme në lëkurë dhe fytyra mund të djegë dhe të digjet, si dhe të bëhet e kruajtshme dhe e shtrënguar.
Disa pacientë kanë vërejtur se lëkura iu është ashpërsuar dhe iu është bërë shumë e thatë.
Mund të zhvillohen gjithashtu njolla të kuqe, të njohura si pllaka, si dhe ënjtje të fytyrës.
NËNTIPET E ROSACEA-S
- Rosacea Erythematotelangectatic (nëntipi 1): manifestohet me nxehtësi, skuqje të vazhdueshme, mundësi e shfaqjes së enëve të gjakut në fytyrë.
- Rosacea Papulopustulare (nëntipi 2): manifestohet me skuqje të vazhdueshme me gunga dhe puçrra që vijnë e shkojnë.
- Rosacea fimatoze (nëntipi 3): trashje e lëkurës, zgjerim i hundës nga shtimi i indeve në mënyrë të çrregullt.
- Rosacea okulare (nëntipi 4): sy të thatë, lotim, djegie, ënjtje e qepallave, dëmtim i kornesë që rezulton në humbjen e vizionit.
Më shumë se një nga këto nëntipe mund të ndodhin në të njëjtën kohë dhe simptomat mund të shkojnë nga të moderuara në të rënda.
SHKAQET
Të gjitha problemet e lëkurës janë një shenjë se organet e brendshme nuk funksionojnë si duhet.
Ato janë ndoshta mjeti i fundit për eliminimin e toksinave nëpërmjet lëkurës.
Rezultati është një lëkurë e dëmtuar, dhe kjo është arsyeja pse trajtimi i rosacea-s nga jashtë (me kremra të ndryshëm) kurrë nuk do ta shërojë problemin.
E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është duke adresuar çështjen e brendshme të gjendjes.
Shkaku i vërtetë i rosacea-s është i paqartë, por këtu janë disa teori:
– Nxehja dhe toksinat e tepërta në gjak.
– Mbi-ndjeshmëria e enëve të gjakut në fytyrë.
– Për shkak të grimcave të tepërta (Demodex folliculorum), të cilat jetojnë në lëkurë në mënyrë natyrale.
– H. pylori, bakter që infekton stomakun.
– Nga një mosfunksionim i sistemit imunitar.
DISA FAKTORË QË MUND TË SHKAKTOJNË ROSACEA
– Alkooli, ushqimet pikante dhe pijet e nxehta zgjerojnë përkohësisht enët sipërfaqësore të gjakut në lëkurë, duke rënduar skuqjen.
– Temperaturat ekstreme krijojnë të njëjtin rezultat, prandaj kujdes nga dushet e nxehta, banjat dhe saunat.
– Shmangni ekspozimin ndaj erës së fortë dhe të ftohtit intensive, dhe mbroni lëkurën nga dielli me mbrojtës natyral me një mbrojtje të lartë.
– Produktet e kujdesit të lëkurës mund ta irritojnë gjendjen, prandaj shmangni sapunët e ashpër, shampot, zbutësit dhe kozmetiket – gjithmonë zgjidhni produkte 100% natyrale.
– Përdorni ujë të vakët kur lani fytyrën dhe lajeni atë me butësi, pastaj thitheni ujin me një peshqir të pastër e të thatë, dhe mos e fërkoni peshqirin nëpër fytyrë.
– Stresi është një shkas i madh, kështu që është e domosdoshme të filloni të reduktoni stresin TANI.
TRAJTIMI DIETIK
– Ndiqni një dietë që përfshin shumë fruta dhe perime të freskëta, për të inkurajuar gjendjen alkaline.
– Përfshini në dietën tuaj ushqime të pasura me vitaminë B2, të tilla si: arra, perimet me gjethe jeshile, peshk, bishtajore, drithërat e plota dhe kos probiotik (i bere vete).
– Përfshini ushqime të pasura me vitaminë B3, të tilla si: piper i kuq, ton, peshk shpatë, mëlçi organike, dhe ekstrakt majaje.
– Pini 2 litra ujë të pastër të filtruar çdo ditë.
– Hani arra Brazili, sepse ato janë të mbushura me lecithin, selen dhe zink (të gjitha tonik të fuqishëm të lëkurës)
– Përfshini ushqime të larta në klorofil në dietën tuaj, të tilla si: gjethe luleradhiqe, cilantro, spinaq, majdanoz, bar gruri dhe bar elbi. Ato janë të gjithë të fuqishëm për pastrimin e gjakut. Mund t’i përdorni në lëngje dhe mund të shtoni mollë ose karrota për të ëmbëltuar lëngun.
AROMATERAPIA
Vajrat esenciale kanë veti të shumta terapeutike, përfshi këtu vetitë anti-bakteriale, anti-inflamatore, antiseptike, pastruese, qetësuese dhe balancuese.
Kur përdoren siç duhet, vajrat depërtojnë thellë në qelizat e lëkurës për ta ushqyer dhe harmonizuar atë.
Vajrat esencial mund të përdoren veçmas ose të kombinuara, por duhet gjithmonë të përziehen me vaj vegjetal (psh vaj luledielli, vaj ulliri), sepse janë shumë të fuqishëm
Vajrat më të mira esenciale për trajtimin e rosacea-s përfshijnë: livando; vaj pemës së çajit; eukalipt; kamomil; kamfor, temjan, vaj vitamina E (vaji i vitaminës E nuk ka nevojë të përzihet me vaj tjetër, aplikohet direkt).
Skuqja e lëkurës, 3 recetat shtëpiake që heqin pasojat
Cilat janë disa hapa që ndihmojnë në reduktimin e skuqjeve të lëkurës?
Së pari duhet të shmangni ekspozimin për orë të gjata në diell, banjat e nxehta apo saunat, përdorimin pa kriter të produkteve për kujdesin e lëkurës, përpiquni që të ulni stresin, si dhe aplikoni tre produktet e mëposhtme në fytyrë.
- ALOE VERA
Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së aloe veras është një ndër trajtimet më të mira natyrale për çdo lloj problematike të lëkurës, siç është edhe skuqja.
Ai përmban antioksidantë, përbërës antiinflamatorë dhe vitaminë C që hidratojnë lëkurën dhe e mbrojnë këtë të fundit nga veprimi i radikaleve të lira dhe jo vetëm.
- UTHULL MOLLE
Një tjetër zgjidhje e thjeshtë për të zbehur dhe reduktuar pamjen e skuqjes së fytyrës është përdorimi i uthullës së mollës.
Uthulla e mollës përmban kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E dhe acid pektik që zbeh nishanet.
Merrni një topth pambuku dhe lyeni me uthull molle, më pas mbulojeni me fashë dhe mbajeni gjatë gjithë natës.
- VAJI I PEMËS SË ÇAJIT
Vaji i pemës së çajit ka veti antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë rosacean dhe të qetësojnë lëkurën.
Nuk këshillohet ta aplikoni direkt mbi lëkurë, por ta bashkoni me vaj ulliri, p.sh në masën 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 5 pika vaj i pemës së çajit.
Më pas lyeni lëkurën e fytyrës me ndihmën e një tamponi pambuku.