Truri i gruas është më aktiv se sa i burrave, thotë studimi
Të gjeturat mund të ndihmojnë në shpjegimin e arsyeve pse gratë janë më të cenueshme ndaj ankthit, depresionit, pagjumësisë dhe çrregullimeve në të ngrënë, përcjell në shqip Periskopi
Studimi nga shkenctarë prej Klinikës Amen në Kaliforni është studimi më i madh i trurit deri më sot. Ka krahasuar më shumë se 46 mijë skenime të trurit nga nëntë klinika dhe ka analizuar dallimet ndërmjet trurit të grave dhe burrave.
Të kuptuarit e këtyre dallimeve është e rëndësishme, thonë hulumtuesit, sepse hedh dritë në mënyrën se si çrregullimet e trurit ndikojnë gratë dhe burrat ndryshe.
Për shembull, gratë diagnostifikohen më tepër me sëmundjen e Alzheimer, depresionin dhe ankthin derisa burrat përjetojnë norma më të larta të çrregullimit që çon në mungesë të koncentrimit (ADHD) dhe çrregullime në sjellje.
Hulumtuesit kanë analizuar 119 skenime të trurit të vullnetarëve të shëndoshë dhe 26,683 skenime të pacientëve me një varg çrregullimesh psikiatrike, siç janë trauma, bipolaritet, skizofreni, dhe çrregullime të tjera psikike si dhe ADHD.
Sidoqoftë, truri i njeriut – pavarësisht gjinisë – ndryshon në vazhdimësi dhe është jashtëzakonisht i vështirë për t’u kuptuar.