20 sëmundjet që shkaktojnë dhimbjen më të madhe

20 sëmundjet që shkaktojnë dhimbjen më të madhe

Dhimbja mund të jetë gjë e vështirë për ta shprehur.

Është vështirë ta dimë se sa dhimbje është duke përjetuar një person, përveç nëse të njëjtën gjë e kemi kaluar edhe ne – qoftë nëse është fjala për të lindur një bebe apo nëse dikush ju ka goditur me shkelm në testikuj.

Shkalla e dhimbjes është e nevojshme për ta ditur se cilat sëmundje i shkaktojnë dhimbjet më të mëdha.

NHS (National Health Service, UK) ka publikuar një listë me atë që thuhet se janë 20 sëmundjet më të tmerrshme që njeriu mund t’i përjetojë.

Secila sëmundje në këtë listë shkakton dhimbje aq të madhe saqë i parandalon pacientët t’i performojnë aktivitetet e zakonshme ditore.

Më poshtë është lista e këtyre sëmundjeve, por renditja nuk ka rëndësi:

– Apendiciti
– Herpesi
– Shpatulla e ngrirë
– Dhimbjet e kokës
– Thyerja e eshtrave
– Sindroma e dhimbjes së kompleksit regjional
– Sulmi në zemër
– Disku i lënduar
– Artriti
– Sëmundja e qelizave të dritës
– Migrena
– Dhimbja e nervit shiatik
– Gurët në veshka
– Neuralgia trigeminal
– Pankreatiti akut
– Endometrioza
– Cerma
– Ulcerat në lukth
– Fibromyalgia
– Dhimbja pas operacionit.

/Telegrafi/

Shpërndaje në: