E dini se çfarë vërtet do të thonë tingujt të cilët partneri i lëshon kur bëni dashuri
Mu si edhe ne, femrat dhe meshkujt kanë një repertor të plotë të tingujve, të cilët i prodhojnë gjatë seksit, ndonëse ndonjëherë dinë edhe të qëndrojnë krejtësisht të qetë.
Po ju zbulojmë se çfarë vërtet thonë ata “tinguj seksualë”?
Biseda
Partneri juaj gjatë seksit shpesh flet “Pooo, kështuuu, je shumë seksiii, kështu është mirë!” ose “E dashur, je aq e nxehtë, oh sa e ëmbël je!”? Nëse është kështu, është më se e sigurt që e eksitoni. Bisedon me të. Mbase në krevat do të dëshironte të dëgjonte ndonjë fjalë të pistë edhe nga ju.
Heshtja
I dashuri juaj bën pjesë te personazhet e qeta? Mos u brengosni, madje edhe nëse nuk lëshon zë gjatë seksit, kjo nuk do të thotë që nuk ndihet mirë me ju. Pikërisht është e kundërta: nëse është i qetë, atëherë lehtë mund të kontrollohet dhe të shtyjë orgazmën.
Qeshja
Nëse i dashuri juaj qesh gjatë seksit, mbase thjesht guduliset. Mbase rastësisht e keni prekur në ndonjë vend të ndjeshëm? Thjesht, herën tjetër kujdesuni që të mos i prekni zonën e ndjeshme erogjene.
Dihatja
Nëse partneri juaj dihat zëshëm gjatë seksit, ka mundësi që shumë shpejt do të ejakulojë. Nëse dëshironi të kënaqeni pak më shumë, atëherë do të duhej ta qetësoni dhe të lëvizni më ngadalë.
Bërtitja
Truri juaj në krevat tingëllon sikur një bizon i plagosur apo ndonjë kafshë tjetër e egër? Atëherë vërtet ndihet mirë me ju! Domethënë që mund të relaksohet pranë jush dhe me atë rast do t’jua tregojë anën e vet animale.