Kosovarët kërkojnë ndihmë te hoxhallarët për ankthin: Psikologu nuk është kundër

Kosovarët kërkojnë ndihmë te hoxhallarët për ankthin: Psikologu nuk është kundër

Ankthi është një frikë me të cilën mund të përballohesh në rast të presioneve dhe stresit, është krizë emocionale,  ku në ditët e sotme është bërë pothuajse e zakonshme që mund të përballet çdo i njëri në shoqërinë.

Ankthi është një ndjenjë e cila nuk mund të përshkruhet, është një lloj frikë e cila, njerëzit e shohin veten si jofunksional, është humbje e vetëbesimit. Mirëpo mënyra e qasjes ndaj ankthit ka ndryshuar me kalimin e kohës, sipas psikiatrit Sami Rexhepi,  popullata kosovare ka filluar të vetëdijesohet dhe iu janë qasur anës profesionale dhe jo më anës religjioze për të përballuar krizat emocionale, duke fituar guximin për të përballuar me profesionistë të kësaj fushë, pasi nuk janë asgjë më pak as më shumë se sa të gjithë profesioniste e tjerë mjekësor.

“Trajtimi ka ndryshuar është vetëdijesu popullata shumë ma tepër edhe kërkon një ndihmë profesionale”.

“Sa i përket profesionistëve të shëndetit mendor qoftë psikiatra apo psikologëve , ndërsa ma herët që mjerisht edhe sot,  është mjaft prezente , është duke u  kërkuar një ndihmë tek hoxha, edhe kur kemi të bëjmë me emocionet,  nuk jam kundër kësaj përshkak se njeriu kërkon shpëtim, një zgjidhje për probleme të cilat janë shumë të lodhshme”.

Rexhepi po ashtu e ka cekur se besimi është çelësi i suksesit për të tejkaluar  krizat emocionale, për ata kërkohet ndihmë edhe në mënyrë religjioze , mirëpo deri në atë pikë kur hoxha nuk kërkon ndalimin e terapisë së pacientit.

“Nuk kom probleme  me hoxhallarët deri në momentin kur kërkojnë prej klientëve me lënë terapinë, edhe unë nuk jam shumë ithart më dhënë ilaqe dhe me gjetë si shpëtim trajtimin  me anë të terapisë”.

Mirëpo ajo që i nevojitet një njeriu i cili përballet me ankthin  dhe tejkalimin i tij është mbështetja dhe përkrahja familjare për ta rikthyer funksionalitetin e tij, pasi jeta dinamika dhe stresi i jetës dinamike është arsyje kryesore për këso lloj krize, duke mos përjashtuar edhe familjen, për shkak qasjeve të familjeve të cilat dërgojnë në konfliktet në mes gjeneratash.

“Besimi është çelësi kryesor nëse individi i beson shumë atij që i drejtohet, sa më i madh besimi aq më i madh do të jetë suksesi,  sa me i madh  besimi i pacienti  tek  terapeuti suksesi  do të  jetë me i madh dhe shume me i shpejtë”, ka thënë Rexhepi.

Përveq faktorët familje, në kriza ndikojnë edhe puna edhe stresi që po përballohen shoqëria kosovare e njëra ndër to është edhe papunësia, niveli i shkollimit në pikën më të lartë dhe mos mundësia për të inkuadruar në kuadrot të punës.

Sipas psikiatrit Rexhepi,  Kosova nuk po investon në rininë dhe kjo pasoje do të njihet mbas 20 vite të ardhshëm.

Shpërndaje në: