Mercedes me modelit e ri 2500 Sprinter, me 12 ulëse
Kjo makinë me 12 vende për udhëtarë dhe një për shoferin, ka tavan shumë të lartë, që i mundëson edhe personave të gjatë, të qëndrojnë në këmbë pa problem, transmeton Telegrafi.
Karriget kanë hapësirë mes vete dhe janë shumë të rehatshme, duke bërë që komoditeti të jetë i lartë.
Klima dhe sistemi i zërimit në pjesën e brendshme, bëjnë që grupi të udhëtojnë në qetësi të plotë.
Sa i përket mënyrës së vozitjes, furgoni lëvizë me 2.1-litra naftë, teksa ndihmohet nga katër cilindra.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni enterierin, pjesën e jashtme si dhe shumë statistika të modelit që lansohet këtë vit. /Telegrafi/