Problemet me Galxy Note 7, shtynë pronarët të kalojnë në iPhone
Sipas një ankete të publikuar nga firma e hulumtimeve IDC thuhet se gjysma e pronarëve të Note 7 me të cilët ka folur kompania kanë deklaruar se do të zgjedhin iPhone nga Apple në vend të pajisjeve të Samsung.
Kjo anketë mund të jetë në kundërshtim me deklaratat e fundit nga drejtori i Sprint i cili ka bërë të ditur se shumica e klientëve me Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7.
Një tjetër kompani hulumtimi, e njohur si BayStreet ka parashikuar se 70 për qind e pronarëve të Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7.
Sipas IDC, anketimi është bërë online më 17 dhe 18 tetor, katër ditë pasi Samsung ka deklaruar se do të ndalojë prodhimin e Note 7.
Për më shumë, IDC ka shtuar se 17 për qind e pronarëve të Note 7 kanë pohuar se do të zgjedhin një tjetër telefon nga Samsung.
Lajmi i mirë nga kjo anketë është se shumica e të anketuarve kanë deklaruar se Samsung do t’i mbijetojë zëvendësimit të Note 7.