Vetëm një mollë në ditë eviton zhvillimin e 5 llojeve të kancerit
Një rishikim i 40 studimeve të mëparshme, nga ekspertët e Universitetit të Peruxhias, në Itali, ka zbuluar se përfitimi më i madh është parë tek kanceri i stomakut dhe ezofagut, kur disa të dhëna sugjeronin se mollët e përgjysmonin rrezikun për zhvillim të këtyre llojeve të kancerit.
Personat që konsumojnë rregullisht molla kanë gjithashtu 25% më pak rrezik të preken nga kanceri i mushkërive dhe 15% më pak rrezik nga kanceri i gjirit. Dihet që një dietë e shëndetshme, me fruta dhe perime, ka efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit, por ka shumë pak të dhëna që tregojnë saktësisht cilat ushqime bimore kanë më shumë përfitime shëndetësore.
Hulumtuesit shkencorë janë përqendruar tek mollët, duke qenë se janë frutat më të konsumuara në shtetet evropiane dhe janë një burim i mirë i “phytochemicals”, substanca natyrale që gjenden tek bimët dhe kanë veti të forta kundër kancerit.
Mollët janë gjithashtu të pasura me flavonoide, përbërës që mendohet se ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.