​Meshkujve iu dhemb dora e majtë, femrave të dy duart – cila është simptoma?

​Meshkujve iu dhemb dora e majtë, femrave të dy duart – cila është simptoma?

Meshkujt dhe femrat janë të ekspozuar në mënyrë të barabartë ndaj sëmundjeve të zemrës, por shkaqet mund të ndryshojnë.

Në disa raste, sëmundja shkaktohet nga mënyra e jetesës, ndërsa disa janë të trashëguara gjenetikisht. Portali “Bright Side” tregon disa simptoma që duhet të adresohen.

Dhimbje që përhapet në shpatull

Shumica e meshkujve përjetojnë dhimbje në dorën e majtë, ndërsa dhimbja te femrat përhapet në të dyja duart. Disa femra pretendojnë të kenë pasur dhimbje të rënda në bërryl para se të kishin një atak në zemër. Kjo ndodh për shkak se dhimbja përhapet nga zemra te palca kurrizore me të cilën lidhen shumë nerva dhe kjo ngatërron trurin që arrin në përfundimin se dhimbja vjen nga një pjesë e krahut, megjithëse nuk është kështu.

Kollitja e vazhdueshme

Edhe pse kollitja mund të shkaktohet nga probleme të tjera, mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjes kardiovaskulare. Nëse kollitja e vazhdueshme shkakton sekretimin e një lëngu rozë që përmban gjak, atëherë kjo shpesh lidhet me probleme të zemrës, transmeton KosovaPress.

Mungesa e oreksit dhe të përziera

Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës shpesh tregojnë për një mungesë oreksi ose ankohen për të përziera, ndonëse ata kanë ngrënë shumë pak. Nëse këto simptoma shoqërohen me dhimbje në bark, rekomandohet një vizitë tek mjeku.

Pasojat e ankthit Disa studime kanë treguar se njerëzit që kanë vuajtur nga ankthi më parë në jetën e tyre janë të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga stili i jetës plot stres. Ankthi mund të ndikojë që të pësoni sulm në zemër, rritjen e tensionit të gjakut dhe rënien e numrit të rrahjeve të zemrës.

Humbja e vetëdijes

Shumë njerëz që vuajnë nga zemra, shpesh humbin vetëdijen ose ndihen të sëmurë. Nëse zemra nuk pompon normalisht gjakun, kjo zakonisht ndodh për shkak të arteries së bllokuar. Nëse ndonjëherë e humbni ajrin ose keni marramendje për një kohë të shkurtër, vizitoni një mjek dhe kontrolloni performancën e zemrës suaj.

Lëkura e zverdhur

Kjo nuk i përket simptomave më të zakonshme, por, nëse ndodh, tregon një rrjedhje të reduktuar të gjakut dhe mungesë të qelizave të gjakut. Megjithatë, nëse vini re se jeni të zverdhur më shumë se zakonisht, mos u frikësoni. Bëni analizat e gjakut për t’u siguruar nëse vuani nga anemia.

Shpërndaje në: