Aroma e femrave që tërheq meshkujt: Nuk bëhet fjalë për parfum
Është e vërtetë se meshkujt janë qënie vizuale, por kjo nuk do të thotë se aroma nuk i eksiton ata.
A ju intereson fakti se për çfarë arome kryesisht bëhet fjalë?
Ne nuk mund t’i rezistojmë aromës së bukur të parfumeve dhe nuk dyshojmë se ato kanë një fuqi të madhe joshëse, por hulumtimet tregojnë se meshkujt janë shumë të eksituar nga aroma unike natyrale që lëshon trupi i femrës gjatë periudhës pjellore, përkatësisht nga dita 14-16 e ciklit, transmeton femra.
Prandaj, pasi të llogaritni kur janë saktësisht këto ditë tuajat, lëreni parfumin në sirtar dhe lejoni të dashurit tuaj të shijojë erën e trupit tuaj, një aromë mëse unike!