3 mënyra për të bërë flokët kaçurrela pa nxehtësi

3 mënyra për të bërë flokët kaçurrela pa nxehtësi

Një nga tendencat më të dashura të flokëve për femrat janë ondet. Por njëkohësisht jemi të vetëdijshme se nxehtësia e mashës mund të shkatërrojë flokun tonë. Mos u shqetësoni, pasi ka tre mënyra natyrale për të cilën nuk ju nevojitet aspak masha.

1.Metoda e shiritit të flokëve

Kjo është një nga metodat më të thjeshta dhe ju sigurojmë një rezultat fenomenal. Ja si ta praktikoni: pasi t’i lani flokët, thajini, por duhet t’i lini pak të lagura. Merrni shiritin, pasi t’i keni ndarë në grupe flokët, rrotullojini në të në formën e spirales. Flini me flokët në këtë mënyrë dhe në mëngjes do të keni ondet që ëndërroni.

2.Metoda e topuzëve

Një tjetër metodë, për të cilën nuk nevojitet përdorimi i mashës është edhe kjo. Fillimisht lagni flokët, ndajini në tre seksione dhe duke filluar nga maja e kohës përdridhini. Sapo të thahen, zgjidhni dhe lërini flokët e lëshuar.

3.Metoda e gërshetave

Nuk kishte si të mos përmendeshin gërshetat e famshme. Kapini flokët gërshet në mëngjes dhe para se të dilni zgjidhini. Përdorni spraj për t’i dhënë më shumë volum.

Shpërndaje në: