Trendin që do bëj namin kësaj vjeshte e kemi të gjithë në dollap
Vjeshta erdhi dhe jemi gati ta pastojmë dollapin nga rrobet e verës dhe më e rëndësishmja, të mësojmë trendet që do të na shoqërojnë gjatë këtij sezoni! Dhe duket se “xhinsi” do të jetë kryefjala e vjeshtës dhe për një kohë të gjatë nuk do të shpëtojmë dot prej tij. Pra nga fustanet xhins tek xhinset me ngjyra, janë gjithçka që ju duhet në garderobë! .. Xhinset nuk ikin asnjëherë nga moda por, sezon pas sezoni, modelet ndryshojnë dhe bëni mirë të mos i flakni asnjëherë!