Cila vret më shumë, vetmia apo mbipesha?

Cila vret më shumë, vetmia apo mbipesha?

Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin publik, paralajmërojnë ekspertët.

Personat asocialë kanë një rrezik prej 50% të vdekjes më të hershme sesa personat që janë socialë, sipas një studimi të fundit mbi vetminë.

Hulumtuesit në SHBA shqyrtuan 218 studime mbi efektet shëndetësore të vetmisë dhe izolimit social. Ata zbuluan se izolimi social rrit rrezikun e vdekjes së një personi pothuajse dyfish në krahasim me mbipeshën.

“Të qenit në kontakt me njerëz të tjerë konsiderohet gjerësisht si një nevojë thelbësore e njeriut, e rëndësishme për mirëqenien dhe mbijetesën”, tha Julianne Holt-Lunstad, autore kryesore e studimit dhe profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Brigam Jang.

Të ndjerit vetëm i bën njerëzit që të ndihen keq fizikisht dhe mendërisht.  Ata që janë të vetmuar priren t’i vuajnë simptomat shumë keq kur nuk janë mirë sesa personat që nuk janë të vetmuar.

Shpërndaje në: