Peugeot 508 vjen në gjashtë opsione
Peugeot filloi shitjen e 508 të ri në Evropë duke lansuar imazhe të freskëta të këtij modeli.
Kur në fillim të këtij viti paraqiti një brez të ri të 508, Peugeot befasoi me pamjen e makinës sportive, silueta e së cilës ngjan me sedan Coupe.
508 i ri është më i shkurtër se sa paraardhësi 80 mm dhe më e ulët 60 mm, derisa lartësia është zgjeruar me 20 mm. Hapësira e bagazheve u rrit nga 473 në 485 litra, transmeton KosovaPress.
Për blerësit janë ofruar 6 opsione – dy motorë benzinë 1.6 litra, tre motorë nafte me vëllim 1.5 dhe 2.0 litra dhe variantin plug-in hibrid, të cilat do të shiten nga pranvera e vitit të ardhshëm.
Varianti më i dobët benzinë zhvillon 180 kuaj fuqi dhe më i fuqishmi 225 kuaj fuqi dhe variantet GT. Motori dizel bazë siguron 130 kuaj fuqi, ai i mesmi me 160 kuaj fuqi, ndërsa më e fuqishmja prodhon 180 kuaj fuqi.
Motorët mund të lidhen me një shpejtësi manuale me 6 shpejtësi ose me një automat me tetë shpejtësi. Plug-in hibridi përbëhet nga një motor benzinë me 180 kuaj fuqi dhe një motor elektrik prej 110 kuaj fuqi. Fuqia totale e kombinuar e sistemit të propulsionit arrin 225 kuaj fuqi.
Makina është e pajisur me kapacitet të baterisë prej 11.8 kW dhe rrezja e lëvizjes nëse përdoret vetëm një motor elektrik është rreth 40 km.