Vlerat e veçanta të Shegës
Vjeshta është stina që ofron më shumë fruta. Në mesin e tyre janë edhe shegët, të cilat konsiderohen si mjaft të shijshme. Shegët na vijnë me tre shije, të ëmbla, tharta dhe jo shumë të tharta.
Shega është një nga frutat më të pasura me antioksidantë që natyra na propozon dhe veçanërisht kjo e bën atë të çmuar në luftën kundër radikaleve të lira, molekulave të dëmshme përgjegjëse, si dhe ndaj plakjes qelizore.
Në veçanti, shega përmban flavonoide, shumë të rëndësishme sidomos për efektin e tyre kundër plakjes: për këtë arsye fruti përdoret shpesh në kozmetikë, në përbërjen e kremrave për fytyrën dhe trupin që vënë në dispozicion të lëkurës të gjitha komponentët e çmuar bioaktivë nga të cilat është e pasur.
Në veçanti, shega është e dobishme për të përmirësuar hidratimin e epidermës dhe për të luftuar humbjen e tonit të indeve dhe pikave tipike të plakjes. Substancat me të cilat është e pasur, janë në gjendje të stimulojnë rigjenerimin e qelizave dhe riparimin e lëkurës.
Derma, pra shtresa e jashtme e epidermës, përbëhet nga fibra të kolagjenit: kur këto degradojnë dhe humbasin elasticitetin, ato bëhen më pak tonike, duke shkaktuar shfaqjen e rrudhave. Shega ndihmon për të luftuar këtë proces, sepse ajo është veçanërisht e pasur me vitaminë C, një nga komponentët më të rëndësishëm të kolagjenit.
Ndërsa lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh, përfshirë acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzënisë. Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.
Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar. Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha.