Pini një lugë çaji uthull molle para se të flini gjumë do të mahniteni për efektet e saj

Pini një lugë çaji uthull molle para se të flini gjumë do të mahniteni për efektet e saj

Uthulla e mollës është një eleksir i vërtetë për shëndetin e njeriut. Studimet e ndryshme kanë provuar që konsumimi i një luge çaji me uthull mollë ndikon drejtpërdrejt në 5 gjendjet e mëposhtme shëndetësore.

1.Ndihmon të humbisni peshë: Siç dihet gjatë gjumit realizohet një proces shumë kompleks siç është filtrimi dhe eleminimi i toksinave nga trupi i njeriut. Uthulla e mollës jo vetëm që e përshpejton atë, por nxit metabolizmin të djegë sa më shumë kalori. Ajo ka fuqinë të shpërbëjë brumërat, kurse antioksidanti i saj kryesor, pektina, i jep trurit dhe trupit ndjesinë e ngopjes.

2.Lehtëson dhimbjet e fytit: Uthulla e mollës ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që dobësojnë fuqinë vepruese të baktereve në rast virozash ose kur keni inflamacion të laringitit.

3.Ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak: Uthulla e mollës nxit prodhimin e insulinës në gjak dhe shpërbën karbohidratet toksike që qarkullojnë në organizëm dhe që çojnë në shfaqjen e diabetit.

4.Largon erën e keqe të gojës: Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Uthulla e mollës vret bakteret dhe i jep një ndjesi freskie gojës suaj.

5.Trajton acidet gastrike të stomakut: Uthulla e mollës rivendos pH-in normal të stomakut dhe neutralizon acidet gastrike falë veprimi të saj anti-inflamator.

Shpërndaje në: