Ky Mercedes kushton 10 mijë Euro (Foto)

Ky Mercedes kushton 10 mijë Euro (Foto)

Fjala është për modelin e vitit 2007, Mercedes SLR 722 MSO McLaren Edition, i cili është duke u shitur për 9,999,999 euro, transmeton Koha.net. Ky është model me të vërtetë shumë i rrallë sepse është njëri nga 25 modelet të cilat i ka modifikuar departamenti MSO i kompanisë McLaren, pasi ka përfunduar prodhimin SLR.

Prodhimi i këtij modeli ka përfunduar në vitin 2009, por McLaren, megjithatë, ka marrë iniciativë për për përmirësime. Departamenti MSO i ka modifikuar këto 25 modele, duke filluar nga përmirësimi i menaxhimit, amortizatorëve, ka përmirësuar edhe trupin e tyre – duke përfshirë mbrojtësin e përparmë me vrima më të mëdha për ajër, difuzer i pasmë me pamje “agresive”, etj. Po ashtu, edhe interieri i Mercedes SLR 722 është i modifikuar po thuajse tërësisht.

Mercedes SLR 722 MSO McLaren Edition 2007 ka motor 5.4-litër V8 me kompresor dhe me kapacitet prej 641 kuajfuqi. Ky SLR deri më tani ka pasuar vetëm një pronar, ndërsa është i ngjyrosur me ngjyrë gri dhe ka të kaluara vetëm 15,800 kilometra.

Nuk ka fare hapësirë për të dyshuar nëse ky SLR është modifikuar nga departamenti MSO, sepse nga ky departament ka dalë McLaren P1 me performanca shumë më të mira se Mercedes SLR, i cili kushton shumë më pak se ky 10 milionë euro.

Ai që do ta blejë këtë veturë klasike sportive duhet të jetë një fans i vërtetë. Duhet theksuar se modeli i tillë standard kushton 400 mijë euro ose edhe më pak.

Shpërndaje në: