Shkencëtarët ndryshojnë rregullat e riprodhimit tek gjitarët

Shkencëtarët ndryshojnë rregullat e riprodhimit tek gjitarët

Në një zbulim të madh në fushën e epigenetikës, shkencëtarët në Akademinë Kineze të Shkencave kanë arritur një sukses të pazakontë, duke ndryshuar rregullat e riprodhimit.

Ata kanë arritur të kapërcejnë barrierën e përbashkët mashkull-femër për riprodhimin seksual tek gjitarët për herë të parë, duke përdorur 210 embrione për të krijuar 29 minj të gjallë dhe të shëndetshëm me dy nëna, por pa baba.

“Ne ishim të interesuar për pyetjen se pse gjitarët nuk mund t’i nënshtrohen vetëm riprodhimit seksual”, thotë bashkautori i lartë i studimit Qi Zhou.

Parthenogenesis, apo riprodhim pa spermatozoid, është e zakonshme në mesin e insekteve, peshqve dhe hardhucave, por jo tek gjitarët.

Ekipi u përqendrua në rreth 100 gjene që aktivizohen kur vijnë nga të dy prindërit, për një zhvillim sa më të saktë.

Megjithatë, duke përdorur vetëm materialin gjenetik të marrë nga dy minj femra, ekipi filloi të fshinte disa sekuenca të rëndësishme në ADN e qelizave burimore embrionale, duke përdorur mjetin prerës gjenetik Crispr-Cas9.

Tradicionalisht, lindin probleme kur përpiqen të riprodhojnë klonet duke përdorur ADN-në nga prindërit me një gjini të vetme.

Hulumtuesit japonezë ishin në gjendje të kapërcejnë këtë pengesë në vitin 2004, por procedura u konsiderua joefikase dhe e kushtueshme. Megjithatë, epigenetika ka avancuar shumë në 14 vitet në vijim.

Hulumtuesit kinezë kanë fshirë strategjikisht rajone të veçanta në kromozomet e qelizave burimore të femrës, duke i bërë kështu ato më të afërt me qelizat primare të embrionit, “paraardhësit e vezëve dhe spermatozoideve”, sipas Baoyang Hu, gjithashtu bashkautor i lartë në studim.

Megjithatë, teknika aktuale nuk është e përsosur: vetëm 29 minj të gjallë janë prodhuar nga 210 embrione. Përveç kësaj, ky sukses nuk mund të përsëritet tek foshnjat meshkuj të minjve. 12 minjtë e lindur në këtë formë nuk kanë arritur të mbijetojnë më shumë se 48 orë.

Shpërndaje në: