Hakeri shqiptar tregon si të mbrohet llogaria në rrjetet sociale [video]

Hakeri shqiptar tregon si të mbrohet llogaria në rrjetet sociale [video]

Është e zakonshme që ata të përdorin zëvendësime të emrit, të njohur si “nickname”. “Nuk preferoj të identifikohem me atë “nickname” që kam përdorur dikur”, thotë Cakaj.

Ai na rrëfen disa mënyra të thjeshta sesi ne të mbrojmë llogaritë tona në rrjetet sociale nga sulmet kibernetike. “Duhet ta kontrolloni url-në nëse ka ndonjë germë gabim dhe pastaj pjesën e protokollit ku ndodhemi. Është pjesa “https” që ndodhet në fillim”, thotë Cakaj.

Mënyra të zakonshme të hakimit, kryesisht të Facebook, i gjejmë në Facebook phishing. “Është si pjesa e peshkimit, kur ti krijon një faqe të rreme por që nuk i dërgon të dhënat në serverat e Facebook-ut për përpunim, por ia dërgon keqbërësit dhe ai sheh të dhënat e tua”, sqaron Cakaj.

Por përveçse të na mbrojë një haker kryesisht di si të vjedhë, ose të marrë akses në file të ndryshme. “Ne krijojmë një “payload”, ose ngarkesë, e cila na lejon të marrim akses mbi kompjuterin e dikujt tjetër ose mbi një server”, shton “hakeri i bardhë”.

Në ditën e tretë të “Hack Albania”, 25 të rinj që tentuan të thyejnë sigurinë e një aplikacioni test kanë marrë çmimet për fituesit e kësaj maratone. Ky aktivitet vjen në kuadër të ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, raporton TCH.

“Këtë javë kemi aprovuar një ligj të veçantë për sigurinë kibernetike. Po krijojmë kuadrin e nevojshëm që siguria kibernetiket të forcohet”, deklaroi ministrja e Inovacionit, Milena Harito.

Shpërndaje në: