Askush nuk ka humbur përballë Edi Ramës!

Pjesa tjetër që kanë pritur të fitojnë si “kosovaristë” janë të dëshpëruar që nuk ja kanë dal dot dhe fajësojnë pa lidhje gazetarët. E gjtitha është një qajse qesharake që nuk ka të bëj me gjashtë gazetarët, dhe as me Edi Ramën, por me atë çfarë është mbjellur artificialisht javët e fundit në Prishtinë në raport me Tiranën.
Unë nuk gjeta ndonjë gabim të gazetarëve kundër Edi Ramës. Ata ishin aty për të pyetur dhe e pyetën, ndërsa ai ishte për tu përgjigjur dhe u përgjigj.
Nuk e di kush rref gjoksin se do kish bërë pyetje më të forta dhe do ta kishte hutuar Edi Ramën, por di t’u them nga përvoja ime, që skam lënë gjë pa bër ëkudnër tij, se nuk kishte për tu hutuar apo kapur ngusht dhe sikur të kishit menduar pyetjen më të zezë.
Problemi real i atij debati nuk ishin as gazetarët, as Edi Rama, por përfshirja fallco e opininit publik me një konflikt që nuk egziston dhe mbi të gjitha me një problem që nuk ka egzistuar me vizitën e Edi Ramës në Beograd. Dhe aty ku ska problem real, nuk ka as debat real dhe as të humbur apo të fituar.
Histeria, njësoj si në rastin e mbarsjes artificiale të saj javën e shkuar, ka të bëj me faktin se shumica e qytetarëve të Kosovës praktikisht nuk e pranojnë fallcitetin e “kosovarizimit”, dhe janë ndjerë të çliruar që dikush e artikuloi qartë këtë. Këtu ska lidhje fare çështja se si do ta mbronin gjashtë gazetarë një kauzë që nuk egziston.
Nga ana tjetër më agresive, po tregohet ajo pakicë e shoqërisë së Kosovës që ka qenë e përdorur politikisht në këtë debat dhe ka menduar ta fitoj atë në një duel me Edi Ramën. Kjo është një betejë e padrejt, e pabarabartë, e pandershme dhe e pacipë. Gjashtë gazetarë të Kosovës, që për mua ishin të gjashtë në rregull me çfarë pyetën dhe çfarë dëgjuan, nuk mund të bëhen heronjë të një çështje të vdekur, dhe të shpikur për interesa politike. Beteja dhe stuhia kundër vizitës së Edi Ramës në Beograd u nxit më së shumti nga Tirana, nga kundërshtarët e tij, duke gjetur një shtrat politik në Kosovë dhe u zbukurua me iluzionet kosovariste që qarkullojnë për qejf në Kosovë.
Pikërisht kjo pjesë e ka perceptuar këtë debat si duel dhe është e dëshpëruar që e ka humb. Shumica e ka përjetuar si fund i një beteje dhe ndjehet e çliruar, pasi askush nuk ka humbur asgjë.
Edi Rama ka plot mangësi në formimin e tij si kryeministër, por jo si polemist apo publicist. Këtu ai është një kal rrace, dhe jo një gomar. Ai është një debatues mendjehapur, i lexuar dhe i pashpirt, për të arritur me çdo kusht sukses në debat. Është një perceptues i aftë i kundërshtarit dhe një peshues momenti, i fuqisë së atij që ka përballë. Nuk është aq kollaj ti biesh gjoksit, duke fajësuar gjashtë gazetarë që se kishin paë kurrë nga afër, se nuk kanë mundur ta “shtirjën përtokë” atë. Jo në këtë çështje që ai është në anën e drejt të debatit, pro dhe kur ka pak të drejt, sic ndodh shpesh në Shqipëri ku qeverisë, ai arrin tiia dal. Biles dh eme ne që ja njohim rrënjë e dhëmballë.
Por që ti kthehemi dhe një herë debatit në Klan Kosova, duhet të themi pa mëdyshje, se Edi Rama nuk është fitmtar i atij debati, por përfaqësue si një çështje të drejt, e cila nuk kishte nevojë për debat. Gazetart përballë tij po ashtu nuk janë të humburit e atij debati, pasi ata nuk përfaqsonin aty ndonjë akuzë kundër Edi Ramës, por ngritën disa pyetje të atyre që kishin sajuar betejën kundër Tiranës në Prishtnë, për nevoja politike. Dhe nuk është se e humbën ndonjë betejë, por u sqaruan.
Shpërthimi kundër tyre është i padrejt dhe i paarsyetuar, pasi nuk vjen nga ata që e kanë humbur realisht këtë debat, por nga ata që nuk e kanë duruar dot këtë debat me të drejt. Dhe ata që nuk e kanë duruar dot këtë debat, janë shumica e shqiptarëve të Kosovës, të cilët më së shumti thonë “boll” pas debatit, se kanë gjetur veten e tyre, dhe jo se kanë diçka me gazetarët. Ata ishin në punën e tyre, në të drejtën e tyre për të pyetur dhe në detyrimin e tyre për të dëgjuar përgjigjet.
Por shumica ndihen të gëzuar se ato përgjigje i ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, dhe disa janë të mërzitur se ato përgjigje i ka dhënë Edi Rama dhe të dy palët së bashku, shfryjnë më kot kundër gazetarëve. Në fakt ata nuk janë humbësit e atij debati, por ndriçuesit e së vërtetës fallco të atij debati.