Bëhet shpikja revolucionare që ndihmon të paralizuarit të ecin përsëri
Hulumtuesit kanë implantuar elektroda në pjesën e poshtme të shpinës te pesë pacientë të paralizuar, dhe të gjithë fituan fuqi për të lëvizur.
Një grup i vogël i pacientëve paraplegjik përsëri kanë qenë në gjendje të bëjnë disa hapa pasi hulumtuesit iu implantuan një pajisje elektrike në kordat e tyre shpinore, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Dy grupe të ndara të shkencëtarëve kanë zbuluar për të parën herë që teknika, e kombinuar me stërvitjen fizike, iu mundësoi tre nga pesë pacientëve që të ecnin përsëri pasi e kishin humbur këtë mundësi pas lëndimeve.
“Është e pabesueshme të jesh aty dhe të shohësh duke bërë hapat e parë,” ka thënë mjekja Claudia Angeli, bashkëautore në një prej studimeve.
“Është emocionale edhe për vetë pacientët sepse iu është thënë që kurrë nuk mund të ecin më.”
Në studimin e publikuar në Gazetën Mjekësore të New England, Angeli dhe kolegët e saj raportuan që e kishin implantuar një pajisje me 16 elektroda në shpinë te katër pacientë, të paralizuar nga aksidente të ndryshme vite më përpara. Pajisja, që ishte shpikur për të ulur dhimbjet e shpinës vite më parë, ishte vendosur në pjesën e poshtme të lëndimit, duke lëvizur pjesë dhe duke dërguar sensorë te këmbët ndërsa një bateri ishte implantuar në murin abdominal, duke lejuar frekuencat e stimulimit, intenzitetin e saj dhe kohëzgjatjen, të lëvizej me rrjet. Aktiviteti elektrik i prodhuar nga muskujt në këmbë ishte monitoruar përgjatë sesioneve. /Periskopi