Dy robotë nga Japonia zbarkojnë në një asteroid lëvizës – Do të studiojnë origjinën e jetës
Dy robotë nga agjencia hapësinore e Japonisë kanë zbarkuar në një asteroid lëvizës dhe tashmë kanë filluar një studim si pjesë të misionit që kërkon të ndriçojë origjinën e sistemit diellor, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Ky është një mision historik sepse për herë të parë një robot mund të ulej në sipërfaqen e një asteroidi lëvizës, sipas Agjencisë së Eksplorimit Aerohapësinor të Japonisë [JAXA].
Agjencia tha se robotët rrethorë, në formë biskote kanë zbarkuar me sukses në asteroidin Ryugu pasi u lëshuan në misionin Hayabusa2.
“Të dy robotët po operojnë normalisht dhe kanë filluar të studiojnë sipërfaqen e Ryugut,” tha JAXA në një deklaratë të shtunën.
Robotët do të përfitojnë nga fakti që asteroidi ka gravitet të vogël, për të kërcyer në sipërfaqe – dhe për të qëndruar në ajër për 15 minuta.
“Jam krenar që kemi vendosur një medotë të re të eksplorimit të hapësirës për trupat e vogël qiellorë,” ka thënë menaxheri i projektit të JAXA-s, Yuichi Tsuda.
Agjencia kishte provuar edhe në vitin 2005 të bënte diçka të ngjashme, por kishte dështuar. /Periskopi