Kia Niro arrin në Evropë me një autonomi prej 485 km
Ndërsa në tregun amerikan po shitet si Niro EV, crossoveri elektrik do të bart shenjën e-Niro në kontinentin e vjetër.
Niro evropian me një bateri të plotë prej 64 kWh do të jetë në gjendje të kalojë 485 km, sipas standardit të ri WLTP. Përveç kësaj, Kia pretendon se sipas të ashtuquajturit cikli testimi urban “WLTP”, e-Niro është në gjendje të shkojë me një total prej 615 km, para se të mbetet pa energji elektrike.
Prodhuesi thotë se është mënyra më efikase për të rimbushur baterinë me një ngarkues të shpejtë 100 kWh, i cili i ndihmon mbushjen deri në 80% të kapacitetit për vetëm 54 minuta.
Modeli me bateri 64 kWh ka elektromotor prej 204 kuaj fuqi dhe nga 0 deri 100 km/h arrin për vetëm 7,8 sekonda.
Kia e-Niro me paketën prej 39, 2 kWh ka agregat më të dobët prej 136 kuaj fuqi, derisa nga 0-100 km në orë arrin për 9,8 sekonda. Kia e-Niro do të ketë premierën zyrtare evropiane në panairin e ardhshëm të veturave në Paris prej 2 deri 14 tetor, ndërsa shitja do të fillojë vitin e ardhshëm.
Çmimi ende nuk është bërë i ditur.