Çfarë do të thotë emri “Samsung” në shqip?
Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, transmeton “itshqip.com”.
Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri “tre” me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.
Pra, dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga “Samsung” brenda viteve të fundit. Megjithatë, për t`u bërë një “bishë” vërtet edhe më madhështore, duke arritur kulmin, telefonat e mençur “Galaxy S6” dhe “Galaxy S6 Edge” mund të jenë ata, që do të vendosin për fatin e kompanisë.