Përdorues të laptopëve ‘Apple’, këtë aplikacion duhet ta fshini menjëherë

Nëse keni laptopin ‘Apple’ dhe e keni të instaluar aplikacioni ‘Adware Doctor’, atëherë ju sugjerojmë që ta fshini sa më shpejtë.
Përkundër që ‘Adware Doctor’ është ndër aplikacionet më të popullarizuara në ‘Mac App Store’ , ky aplikacion zakonisht vepron si spiun në pajisjen tuaj.
“Adware Doctor’ merr të dhënat tuaja dhe historinë në pajisjen tuaj dhe i dërgon në serverët në Kinë.
Aplikacioni që kushton 5 dollarë, është e supozuar që të pastrojë pajisjen tuaj nga viruset por ky aplikacion bën të kundërtën./Indeksonline/