10 vetura që shpenzojnë dyfish më shumë sesa deklarojnë

10 vetura që shpenzojnë dyfish më shumë sesa deklarojnë

Të gjithë prodhuesit e veturave, falë këtij sistemi, deri tani kanë pasur mundësi që të mashtrojnë me të dhënat në lidhje me shpenzimet mesatare të karburantit, ndërsa nga viti i ardhshëm nuk do ta kenë këtë mundësi, transmeton Koha.net.

Pavarësisht manipulimit të dukshëm të të dhënave në lidhje me shpenzim të karburantit, prodhuesit e veturave nuk e meritojnë të etiketohen si mashtrues, sepse ata përdorin vetëm zbrazëtirat e sistemit aktual të testimit “New European Driving Cycle” (NEDC) të cilit të gjitha dobësitë i janë shfaqur në aferën e fundit Dieselgate.

Prandaj, nga viti i ardhshëm me hyrjen në fuqi të sistemit të ri në botë për matjen e shpenzimeve, “Worldwide Harmonized Light Vehicles Test Procedures” (WLTP), konsumatorëve do t’u ofrohen të dhënat e sakta në lidhje me shpenzim të karburantit të veturave të cilat ata i dëshirojnë.

Në vijim po ju paraqesim listën e dhjetë veturave të cilat shpenzojnë karburant dyfish më shumë sesa deklarojnë:

  1. Fiat 500 0.9 Twinair
    Dallimi: 45 për qind
    Shpenzim i karburantit sipas fabrikës: 4.0 l/100 km
    Matja e shpenzimeve: 7.2 l/100 km
  2. Ford Fiesta 1.0 Ecoboost
    Dallimi: 43 për qind
    Shpenzimet sipas fabrikës: 4.3 l/100 km
    Matja e shpenzimeve: 7.5 l/100 km
  3. Ford Focus 1.0 Ecoboost

Dallimi: 42 për qind
Shpenzimet sipas fabrikës: 4.7 l/100 km
Matja e shpenzimeve: 8.2 l/100 km

  1. Smart ForFour 0.9 Turbo

Dallimi: 42 për qind
Shpenzimet sipas fabrikës: 4.3 l/100 km
Matja e shpenzimeve: 7.4 l/100 km

  1. Fiat Panda 0.9 Twinair

Dallimi: 41 për qind
Shpenzimet sipas fabrikës: 4.6 l/100 km
Matja e shpenzimeve: 7.9 l/100 km

  1. Toyota Yaris 1.5 Hybrid
    Dallimi: 41 për qind
    Shpenzimet sipas fabrikës: 3.7 l/100 km
    Matja e shpenzimeve: 6.3 l/100 km
  2. Mini Cooper 1.5

Dallimi: 41 për qind
Shpenzimet sipas fabrikës: 4.5 l/100 km
Matja e shpenzimeve: 6.3 l/100 km

  1. Alfa MiTo 0.9 Twinair

Dallimi: 40 për qind
Shpenzimet sipas fabrikës: 4.2 l/100 km
Matja e shpenzimeve: 7.0 l/100 km

  1. Peugeot 308 1.6 e-HDI

Dallimi: 40 për qind
Shpenzimet sipas fabrikës: 3.2 l/100 km
Matja e shpenzimeve: 5.3 l/100 km

  1. Volkswagen Golf 1.6 TDI

Dallimi: 40 për qind
Shpenzimet sipas fabrikës: 3.2 l/100 km
Matja e shpenzimeve: 5.3 l/100 km

Shpërndaje në: