Twitter teston veçoritë e reja të mesazheve
Twitter ka publikuar pamje të ekranit që shfaqin dy veçori të reja që kompania po teston aktualisht.
Funksionet u njoftuan nga CEO i kësaj kompanie, Jack Dorsei, dhe drejtoresha e menaxhmentit, Sara Hayder.
Funksioni i parë i referohet përgjigjes në formën e shufrave, dhe tregon përgjigjet e tërhequra për tweets në segmentin me ngjyrë në mesazhe. Funksioni i dytë është treguesi i statusit, i cili informon përdoruesit nëse një person është aktualisht online. Kjo shfaqet në formën e një pike të gjelbër në foton e profilit të përdoruesit.
Një tregues i statusit, në faqet si Twitter, shpesh mund të keqpërdoret dhe reagimet e disa anëtarëve të rrjetit social nuk ishin pozitivë. Disa janë të shqetësuar për jetën private dhe disa probleme të tjera.
Tani për tani, nuk ka asnjë indikacion se nëse Twitter po planifikon më specifikisht me këto funksione ose thjesht t’i testojë ato për të parë se çfarë mendojnë përdoruesit.
Aktualisht, duket sikur mesazhi në formë shkallësh shkon mirë me përdoruesit, ndërsa treguesi i statusit nuk pranohet.