Detaje nga tri modelet e iPhone-ve që do të prezantohen nga Apple në shtator
Aksionet e Apple arritën majat rekord gjatë së enjtes, pasi u njoftua se kompania do të organizonte një event më 12 shtator në kampin e saj “Cupertino”, ku pritet gjerësisht të zbulohen edhe modelet e reja të iPhone-ve.
Në kulmin e tyre, aksionet u rritën në mbi 228 dollarë secili, mes spekulimeve se Apple po planifikon të publikojë tre “smartphone” të rinj gjatë këtij viti, përfshi njërin me një ekran më të madh sesa modelet e mëparshme.
Analistët presin gjithashtu që Apple të publikojë një iPhone me ekran me buzë të thyera, të ngjashëm me “iPhone X”, por duke përdorur teknologji për ekrane LCD më pak të kushtueshme, shkruan “TCH”.
Dokumentet e dorëzuara në Komisionin federal të Komunikimit në SHBA dhe të zbuluara këtë vit, tregojnë se Apple ka kërkuar miratimin për një version “të artë” të “iPhone X”.
Apple ka publikuar prej vitesh modelet e reja në javën e dytë të shtatorit, e zakonisht përditëson edhe linjat e tjera të produkteve, si për shembull “Apple Watch”.
“iPhone X”, me një çmim prej 999 dollarësh, e ndihmoi Apple të tejkalojë pritshmëritë për shitjet në Ëall Street. Investitori Warrant Buffett tha se iPhone ishte “jashtëzakonisht i nënvlerësuar” edhe kur kostoja e tij shkon në 1.000 dollarë, duke parë sesa i pazëvendësueshëm është bërë për shumë njerëz në botë.