Ata që flenë shumë, kanë shanse katër herë më të mëdha të vdesin herët

Ata që flenë shumë, kanë shanse katër herë më të mëdha të vdesin herët

Jemi mësuar të dëgjojmë, se gjumi është shëruesi më i mirë. Por, studimi i ri zbulon se gjumi i tepër, është shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Fjetja për më shumë se nëntë orë – e kombinuar me mungesën e lëvizshmërisë dhe qëndrimin gjatë ulur – është njëjtë i rrezikshëm, si pirja e alkoolit apo tymosja e duhanit.

Njerëzit që flenë shumë dhe kanë jetë të qetë sa i përket lëvizshmërisë, kanë katër herë më shumë shanse të vdesin të rinj.

Hulumtuesit në Universitetin e Sidneit, kanë shikuar të dhënat e atyre që flenë shumë dhe qëndrojnë shumë ulur, transmeton Telegrafi.

Të gjeturat tregojnë se ata që kanë bërë gjumë të gjatë, të kombinuar me qëndrimin e gjatë ulur, kanë pasur jetë të shkurtër.

Studiuesit kërkojnë që kohëzgjatja e gjumit të merret seriozisht, njëjtë sikur edhe kujdestare që bëhen për alkool, duhan apo ushqim.

 

Shpërndaje në: