Kujdes: Këto 5 gjëra tregojnë se jeni nën stres

Kujdes: Këto 5 gjëra tregojnë se jeni nën stres

Nëse për një kohë të gjatë jeni nën stres, duhet kujdesur për simptomat e tij, pasi me rritjen e tij do të ndryshoni edhe zakonet që do të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Do të hani shumë sheqer

Nga stresi, ju dëshironi ushqimin me një përqindje të lartë të yndyrës dhe sheqerit, pasi stresi na bën të uritur. Në vend të kësaj, përpiquni të hani ushqime të pasura me ushqyes.

Paraqitet paranoja

Ndërsa një person është i stresuar, mendimet janë të shpërndara kudo. Kur lind problemi, përqendrohesh në të dhe jo në detyrën e përgjithshme.

Lodhje pa fund

Stresi shkakton lodhje të madhe. Nëse vazhdon për një kohë të gjatë, lehtë mund të shndërrohet në depresion.

Ndryshim i papritur i energjisë

Trupi juaj do të pësojë goditje të papritura të energjisë për t’u përballuar me stresin që e përshkon. Megjithatë, shumë shpejt kjo rritje e energjisë do t’ju lërë dhe do të ndiheni të lodhur.

Merrni sasi të mëdha të kafeinës

Pagjumësia shpesh shkaktohet nga konsumimi i sasive të mëdha të kafeinës. Kjo është pikërisht e kundërta e problemit tuaj, pasi pasojat e marrjes së shumë kafeinës shkaktojnë lodhje dhe frustrim.

 

Shpërndaje në: