Pas ndarjes së Kosovës do të ndahet edhe Bosnja

Pas ndarjes së Kosovës do të ndahet edhe Bosnja

Do të ishte naiv për cilindo në Evropë, SHBA, apo bashkësinë më të gjerë ndërkombëtare që të besojnë se ka një qëllim të mirë për këto angazhime, ose se Beogradi apo Banja Luka do të jenë të kënaqur me ndarjen e Kosovës. Ura e Mitrovicës në veri të Kosovës nuk mund të shndërrohet në një kufi të ri shtetëror, pavarësisht nga realitetet aktuale de facto

Qeveria e Aleksandar Vuçiç në Serbi vazhdimisht ka sabotuar negociatat me Kosovën, lidhur me statusin ndërkombëtar të kësaj të fundit. Kjo është shumë e dukshme për këdo që ka ndjekur dialogun Beograd-Prishtinë, që nga fillimi i tij, në vitin 2011. Ajo që sapo është bërë e qartë, megjithëse është diskutuar haptazi në qarqet diplomatike, është pikërisht zgjidhja e preferuar e qeverisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Nëse Serbia nuk është e përgatitur, që përfundimisht ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda kontekstit të anëtarësimit të saj në BE, si do të mund të propozojë zgjidhjen e ngërçit ndërmjet dy shteteve?

Biseda diplomatike tani, është bërë politika eksplicite e qeverisë: ajo është ndarja. Shoqëria civile, akademikët dhe ish-zyrtarët qeveritarë, e kanë bërë të qartë se, përse këto “korrigjime kufitare” në Ballkan janë një recetë e caktuar për kaosin. Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga historia post-osmane e rajonit, është se “ndarja etnike” do të thotë konflikt. Ajo që është akoma më tërheqëse, është shkalla me të cilën marrëveshja e propozuar nga Vuçiç dhe të tjerët rreth tij, për Kosovën, ka të bëjë më shumë me Bosnje-Hercegovinën sesa me provincën e dikurshme të Serbisë.

Retorika e Vuçiç-it, në lidhje me tërë çështjen, e bën të qartë se, ai dhe qeveria e tij, sidomos Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, nuk janë të interesuar për “pajtim” me asnjë prej fqinjëve të Serbisë. Qëllimi i tyre është të kontestojnë vendbanimet post-jugosllave në rajon, i cili pasoi përpjekjen e Sllobodan Millosheviçit, për të krijuar një “Serbi të Madhe”, nga federata e vjetër e mundur në katër luftëra të njëpasnjëshme. Kjo nuk është histori e lashtë, është konteksti i tanishëm.

As Vuçiç e as Daçiç nuk kanë shprehur ndonjëherë, ndonjë pendim për këto luftëra, për rolin e tyre të drejtpërdrejtë në to si anëtarë të qeverisë së Millosheviçit ose për gati 150,000 vdekje që shkaktuan në të gjithë rajonin. Ata vazhdojnë të këmbëngulin se pavarësia e Kosovës është “e paligjshme” dhe një shkelje e të drejtës ndërkombëtare, por gjithashtu se Republika Sërbska, RS, entiteti i gdhendur nga Bosnja përmes fushatave të spastrimit etnik, dëbimeve dhe gjenocidit nga militarët e Millosheviqit, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, është vetëm si emër një pjesë e Bosnje dhe Herzegovinës. Në fakt, sipas Milorad Dodik, bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiçit dhe Presidenti i RS, njësia është e destinuar të bëhet pjesë e një shteti të vetëm serb në shekullin 21, formimi i të cilave duhet të jetë detyra e vetme e elitës politike serbe në vitet në vijnë.

Dodik i ka kërkuar në mënyrë të shprehur Vuçiç, që të “çiftëzojë” zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Kosovës me rihapjen e çështjes së statusit të RS brenda Bosnjës, si hapi i parë drejt këtij bashkimi të ardhshëm. Ai e ka bërë këtë kërkesë në mënyrë të përsëritur, shpesh në zyrën e Vuçiç-it, duke marrë vetëm premtimet më të ngushta. Edhe këto “korrigjime” janë pasuar nga komente edhe më të qarta nga Daçiç: Serbia do të vazhdojë të ndërhyjë drejtpërdrejtë dhe në mënyrë rutinore në punët e brendshme të Bosnjes.

Si dhe nga Vuçiç: boshnjakët e zymtë duhet të kenë parasysh sjelljet e tyre kur protestojnë për politikën serbe ndaj vendit të tyre. Më pas mendoni se në muajt e fundit mediat pro-regjimit në Serbi, më absurde, kanë riformuluar pretendime për persekutimin e supozuar të serbëve në Mal të Zi, ndërsa Vuçiç vetë ka punuar në mënyrë aktive për të minuar qeverinë reformatore në Maqedoni në bashkëpunim me partnerët e tij në Kremlin. E gjithë kjo është pjesë e një historie: marrëveshja e propozuar për ndarjen e Kosovës është hapja e një precedenti nga qeveria e Vuçiç-it, e mbështetur nga regjimi Dodik dhe i mbështetur nga Rusia, për të zbuluar rendin post-jugosllav.

Nëse Kosova mund të ndahet, atëherë Marrëveshjet e Dejtonit të 1995, të cilat përfunduan luftën në Bosnje, mund të rishqyrtohen gjithashtu. Në fakt – dhe kjo ka ndodhur që nga shekulli i 19-të – është “bregu perëndimor i lumit Drino”, aty ku reaksionarët e Serbisë imagjinojnë fatin e tyre të vërtetë të dukshëm. Për elitën nacionaliste në Beograd dhe Banja Luka, statusi i RS mbetet “i pazgjidhur”, pavarësisht se Serbia ende është palë në Marrëveshjet e Dejtonit. Me fjalë të tjera, mbetet një territor që duhet fituar. Dhe ambiciet e tyre në këtë drejtim, me rëndësi, nuk janë thjesht çështje retorike. Bashkëpunimi ushtarak në rritje i Serbisë me Rusinë, në të dy nivelet e pranuara zyrtarisht dhe jo të pranuar, është i dokumentuar.

Gjithashtu i dokumentuar është edhe militarizimi i shpejtë i Dodik me policinë e RS, shoqërimi i tij me paraushtarakët e trajnuar nga Rusia dhe milicitë kriminale, si dhe prezenca e instalimeve ruso-serbe me synime të dyshimta në Banja Luka, në Bosnje në Nish, si dhe në Serbi.

Prandaj do të ishte naiv për cilindo në Evropë, SHBA, apo bashkësinë më të gjerë ndërkombëtare që të besojnë se ka një qëllim të mirë për këto angazhime, ose se Beogradi apo Banja Luka do të jenë të kënaqur me ndarjen e Kosovës. Ura e Mitrovicës në veri të Kosovës nuk mund të shndërrohet në një kufi të ri shtetëror, pavarësisht nga realitetet aktuale de facto.

Nëse bëhet një gje e tillë, Vuçiç, Daçiç dhe Dodik nuk do të qetësohen, por do të inkurajohen. Guximi i tyre do të thotë se Bosnje-Hercegovina, politika më e paqëndrueshme e rajonit, e mbushur me armë dhe me pakënaqësi të vazhdueshme nga vitet 1990, do të jetë synimi i tyre i ardhshëm. Për të qenë i hapur, “propozimi modest” që Beogradi dhe Banja Luka, kanë bërë mbi Kosovën, do të kenë si çmim të vetin mundësinë reale të luftës. Siç ishte më parë, Bosnja do të jetë viktima kryesore e ëndrrave të tyre të dhunshme, edhe pse dhuna që do të ndodhë pothuajse me siguri do të mbulojë të gjithë rajonin. Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë.

/Dr. Jasmin Mujanoviç, është politolog dhe studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Aktualisht jeton dhe punon në Londër për Institutin e Studimeve Ballkanike. Libri i tij i parë, “Uria dhe Tërbimi: Kriza e Demokracisë në Ballkan”

 

Shpërndaje në: