Makina misterioze që lëvizë me rrymë (Video)
Sipas ‘Car News China’ kjo veturë i përket kompanisë EV Next dhe është një makinë elektrike që do të arrijë 1,360 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj veture të ulët dhe të gjerë, e cila shihet vetëm për disa sekonda.
Në bazë të ekspertëve që i kanë studiuar tingullin, thuhet se ka të bëjë me fuqi të lartë, por nuk besohet të jetë aq sa pretendohet.
Sidoqoftë, këtë do ta kuptojmë më 21 nëntor, kur do të publikohet ky EV në Londër. /Telegrafi/